Në qarkun e Kukësit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të automjeteve, çka ka sjellë rëndim të trafikut dhe shtim të aksidenteve, si në zonat urbane, ashtu edhe në rrugët nacionale.
Për të menaxhuar këtë situatë dhe për të parandaluar ngjarje të rënda, është shtuar prania e forcave të policisë rrugore në terren,si dhe janë intensifikuar fushatat e sensibilizimit për respektimin e rregullave të qarkullimit.
Shefi i sektorit të sigurisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Ledian Kërka, u shpreh se janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat janë ndëshkuar sipas legjislacionit në fuqi, në varësi të llojit të shkeljes së konstatuar. Sinkron:Në prag të sezonit turistik, kur pritet një shtim i ndjeshëm i fluksit të automjeteve, sidomos nga turistët vendas dhe të huaj, është ndërmarrë një studim për të identifikuar problematikat në akset rrugore dhe urat që lidhin zonat turistike me fshatrat përreth.
Policia rrugore apelon për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të qarkullimit gjatë sezonit veror, për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
Komente
