Foto ilustruese

Kronikë

Trafik droge dhe dhunë fizike, tre të arrestuar në Tiranë! Ishin në kërkim

20 Maj, 12:07| Përditesimi: 20 Maj, 12:09

  • Share

Tiranë- Policia e Tiranës ka vendosur tre persona në pranga. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se të tre ishin në kërkim për vepra të ndryshme.

Emiljano Sheko është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Prodhim dhe shitja të narkotikëve.

“Gjatë kësaj faze të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Tiranës, me këtë objektiv, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

E. Sh., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, informoi sot policia.

Kristian Nikolli dënuar me 3 muaj burgim, për drejtim të automjetit në menyrë të parregullt

“K. N., 21 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”, njoftoi policia.

Admir Plaku ishte në kërkim pas denoncimit të ish të dashurës. Sipas kallëzimit të saj 49-vjeçari e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.

“A. P, 49 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale”, shkruan më tej policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?