Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin 3 të dënuarve për trafik lënde narkotike, armëmbajtje pa leje, vrasje me paramendim dhe vjedhje në zonë e Pogradecit, Korçës dhe Tiranës. OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë:
-Eftim Ziko, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;
-Nikolla Panariti, banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;
-Oltian Loga, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", "Armëmbajtja pa leje”, "Vjedhja" dhe "Grupi i strukturuar kriminal". Loga është pjesë e klanit Duka, ndërsa ka qenë një nga personat që ka ndihmuar në ekzekutimit të Santiago Malkos në Tiranë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
Ketyre vetem sita I ka ngel se gjo mbrenda sit nuk kan.
PërgjigjuKy nikolla ca ka lidhje me edmond panaritin
Përgjigju