TIRANE- 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, janë vendosur në sekuestro preventive me vendim të GJKKO pas operacionit të policisë që vendosi në pranga 2 shefa policie dhe shpalli në kërkim një tjetër. Prokuroria e Posaçme njofton se pasuritë e sekuestruara i përkasin të shpallurve në kërkim Kristo Qirici (I njohur dhe me 2 emra të tjerë si Jetmir Hoxhaj apo Jetimir Qirici), Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj si dhe Shkelzen Kraja. Dy të parë dyshohen se krerë grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.
Numri më i madh i pronave është i përqendruar në Sarandë dhe të tjerat në Tiranë, ndërsa bëhet fjalë për dhjetëra pasuri të paluajtshme, biznese të rëndësishme por edhe 39 llogari bankare, ne emër të Qiricit, Alushajt, Krajës dhe personave të tjerë të lidhur me ta.
Në pronësit të Kristo Qiricit SPAK ka evidentuar dhe ka sekuestruar 15 pasuri, thuasjse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.
Në emër të Eldjon Alushajt janë gjetur 2 pasuri në Sarandë por edhe disa të tjera në emër të personave të lidhur me të.
Më shumë pasur ka anëtari i grupit të strukturuar kriminal Shkëlzen Kraja me 2 vila në Dhërmi të Vlorës, 17 llogari bankare, biznese, troje apartamente, sipërfaqe toke, kullota, pemtore etj
Pasuritë e tjera në sekuestro preventive janë në emër të personave të lidhur me 3 të kërkuarit, ndërsa bëhet fjalë për hotel në Sarandë, apartamente, biznese dhe 19 llogari të tjera bankare.
Në ndihmë të këtij grupi kriminal gjatë trafikut të drogës SPAK dyshon se janë vendosur edhe 3 drejtues të rëndësishëm të policisë 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.
Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale, ndër të cilët edhe shtetasit; Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), Eldjon Alushaj (alias K.A) dhe Shkelzen Kraja, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.
Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive.
Pasuritë nën sekuestro preventive
Pasuria “Objekt Shërbimesh + Hotel”, në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 440 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Truall” me sipërfaqe 708 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria “Truall”, me sipërfaqe 308 m², në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Pasuria nr. 24/494, me status “Regjistrim i përkohshëm”, në pronësi të shtetasit Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë
Apartament, me sipërfaqe 84 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë
9 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 177 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe Kristo Qirici në Sarandë
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 58.5 m², në pronësi eventuale të shtetasit
Eldjan Allushi (alias K.A), në Sarandë
2 pasuri “Garazhe” të emërtuar “vend parkimi”, në pronësi eventuale të shtetasit
Eldjan Allushi (alias K.A), në Sarandë
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 77.75 m², në pronësi të shtetasit D.A, në Sarandë
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 142.4 m², nga e cila 126 m² sipërfaqe banimi dhe 16.4 m² sipërfaqe e përbashkët, në pronësi eventuale të shtetases Kristo Qirici në Tiranë
Pasuria “Garazh”, në pronësi eventuale të shtetases Kristo Qirici në Tiranë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 38.00 m², në pronësi të shtetasit SH.K në Tiranë
Pasuria “Post Parkimi”, në pronësi të shtetasve Shkëlzen Kraja dhe A.K, në Tiranë
Pasuria “Truall” me sipërfaqe 562 m², nga e cila kati i parë 110 m² ndërtesë dhe 19 m² verandë; kati i dytë 44 m² ndërtesë, 18 m² verandë dhe 9 m² ballkon; si dhe kati i tretë 133 m² ndërtesë, në pronësi të shtetasve Shkëlzen Kraja dhe A.K, në Mullet, Tiranë
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 202.15 m², në pronësi eventuale të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Tiranë
4 pasuri “Poste parkimi” në pronësi eventuale të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Tiranë
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1863 m², në pronësi të shtetasve Shkëlzen Kraja dhe A.K, në Borsh, Sarandë
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 896 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Borsh, Sarandë
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Borsh, Sarandë
Pasuria “Tokë Pemtore”, me sipërfaqe 1455 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Borsh, Sarandë
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Borsh, Sarandë
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Borsh, Sarandë
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 897 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe sipërfaqe 17,100 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në vendin e quajtur Adhendri, Palasë, Vlorë.
Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe 13, 775 m², në pronësi të shtetasit Shkëlzen Kraja, në vendin e ndodhur Adhendri, Palasë, Vlorë.
Pasuria “Vilë Elitare”, me sipërfaqe ndërtimore prej 422.3 m², kati 0 me sipërfaqe prej 229.9 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 177.3 m² dhe verandë me sipërfaqe prej 15.1 m², në pronësi eventuale të shtetasit Shkëlzen Kraja, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
Pasuria “Vilë Standart” (modeli B) identifikuar si Vila B84, me sipërfaqe ndërtimore 182.1 m², kati 0 me sipërfaqe prej 98.5 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 83.6 m² dhe verandë e hapur me sipërfaqe prej 14.9 m², në pronësi eventuale të shtetasit Shkëlzen Kraja, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
Pasuria “Automjet” i markës “Mercedes Benz”, modeli G 400 D, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetases A.K.
Llogari bankare në “R...Bank në emër të shtetasit Kristo Qirici
Llogari bankare në “O...” Bank, në emër të shtetasve Kristo Qirici dhe E.B.
Llogari bankare në “O...” Bank, në emër të personit fizik Kristo Qirici, si dhe në emër të shtetasve K.Q dhe E.P.
Llogari bankare në “R... Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe T.Q.
Llogari bankare në “R... Bank,, në emër të shtetaseve A.B dhe S.Q.
Llogari bankare në “O..” Bank, në emër të shtetasve A.B dhe E.P.
Llogari bankare në “O..” Bank, në emër të shtetases A.B.
2 llogari bankare në “C..” Bank, në emër të një subjekti tregtar, si dhe shtetaseve A.B, A.A dhe M.S.
2 Llogari bankare në “I...” Bank, në emër të shtetases A.B.
3 llogari bankare në “R...Bank, në emër të shtetases K.S.
Llogari bankare në “I...” Bank, në emër të shtetases K.S.
5 llogari bankare në “R...” Bank, në emër të shtetasve A.K dhe SH.K.
2 llogari bankare në “R...” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve Shkëlzen Kraja dhe B.K.
6 llogari bankare në “O...” Bank, në emër të shtetasit Shkëlzen Kraja
Llogari bankare në “O...” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve Shkëlzen Kraja dhe B.K.
2 llogari bankare në “C... Bank, në emër të personit fizik Shkëlzen Kraja dhe shtetasit Shkëlzen Kraja
Llogari bankare në “C...” Bank, në emër të shtetasit Shkëlzen Kraja
5 llogari bankare në “R... Bank, në emër të shtetases A.K.
2 llogari bankare në “I...” Bank, në emër të shtetases A.K.
Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Veprat penale:
“Fallsifikim i dokumentave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” , “Shpërdorim i detyrës” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal , “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar Kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“ , të parashikuar nga nenet 186, 245/1, 248, 283/a e 28/4, 284 e 28/4, 287 e 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
S.G/r.k./ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.5%
Vota total: 1107
edhe niveli i krimineleve eshte bajato fare te ne...inteligjenca zero
Përgjigju