ITALI- Një operacion i policisë italiane ka çuar në pranga 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë duke shkatërruar një grup kriminal që merreshin me trafik droge. Kreu i këtij grupi ishte Ergys Dashi, i cili është ekzekutuar në 22 janar të këtij viti në Ekuador, teksa gjatë hetimeve u kapën dhe u sekuestruar 80 kg kokainë dhe 7 kg marijuanë me vlerë në treg prej 4.5 mln euro.
Referuar mediave italiane, 11 të arrestuarit janë italianë, shqiptarë dhe polakë, ku gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' 6 persona, 3 të tjerë në arrest shtëpie dhe 2 detyrim paraqitje. Droga kishte si destinacion për shitje veriun italian, Slloveninë, Holandën, Zvicrën dhe Gjermaninë, me makina që i modifikonin për fshehjen e drogës.
Kush ishte Ergys Dashi?
Ergys Dashi kishte lidhje me Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të strehuar në Dubai, si vendi ku strehohen kriminelët shqiptarë për shkak se qeveria shqiptare nuk ka marrëveshje ekstradimi me autoritete në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa Eldi Dizdari njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën.
E madje, Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia italiane po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona. Trafiku i heroinës drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi 3-vjeçar nga autoritete italiane në Pulia. Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së shkëlqyer, bëhej përmes makinave të modifikuara. Droga shitej me një çmim konkurrues, si për të lejuar fitime të mëdha për ata që e blenë.
Si u ekzekutua Ergys Dashi?
Ekzekutimi ka ndodhur 22 janar në orën 19:00, kur një nga autorët ka hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin, ndërsa tjetri e priste jashtë me motor për ta larguar. Autori mbante një buqetë me lule në duar, për t'u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, dhe teksa i është afruar me vrap tavolinës ku ndodhej Dashi ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar për vdekje durrsakun, ndërkohë që miku në tavolinë me Dashin ka tentuar të qëllojë autorin me karrige, por është zmbrapsur pasi autori vijonte të qëllonte me armë edhe teksa largohej me vrap jashtë lokalit. Në momentin e ekzekutimit, ka pasur edhe klientë të tjerë në lokal, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga breshëria e armës. Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 gëzhoja. Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se Dashi është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe se prishja e pazareve të drogës të jetë shkak i ekzekutimit të tij nga bandat rivale.
E shqyen dhe aplikacionin "Matrix". Tani dergoni mesazhe me pellumba.
PërgjigjuEshte protokolli Matrix o loni dhe asnjehere ska qene anonim ai.Nese keta kan perdorur matrix per biseda droge qekan per me i fut nburg pergjithmone.