Pularia dhe Astrit Beqiri

Pularia, 7 makina, toka e apartamente, para 'cash' e llogari bankare, GJKKO vendos konfiskimin e pasurive të Astrit Beqirajt! I dënuar për trafik droge

13 Janar 2023, 17:02| Përditesimi: 13 Janar 2023, 17:39

  • Share

Pasuria me vlerë disa milionë euro e Astrit Beqirit të lidhur me trafikun e kokainës pritet t’i kalojë përfundimisht shtetit. GJKKO e shkallës së parë ka vendosur konfiskimin e pularisë në pronësi të Beqiraj, automjteve dhe shumë pasuri të tjera.

Pasuritë e sekuestruara janë të Astrit Beqirit dhe famijarë të tij: Amela Kastrati, Ikbale Kastrati, Eri Pelinku ose Ergys Elbasani, Dëfrim Beck ose Dëfrim Elbasani, Ylvije Elbasani; Besnik Elbasani dhe Afrim Elbasani të gjithë të gjykuar në mungesë. GJKKO ka vendosur kështu konfiskimin e pasurive, për të cilat më parë kishte një vendim sekluestroje që prej viti 2019.  Bëhet fjalë për një pulari në Shkodër, disa 5 apartamente në Velipojë e Shkdoër, 6 automjete, shuma monetare, toka të cilat do t'i kalojnë shtetit. Ky është vendim i shkallës së parë dhe do të pritet nëse do të ketë ankim në Apelin e GJKKO.\

Astrit Beqiri u dënua në mars të vitit 2021 me 14 vite burg, pasi u shpall fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Beqiri është pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte te shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor 2019. Shkodrani vetë u dënua po nga GJKKO me 8 vite e 6 muaj burg. 

Pasuritë e sekuestruara

Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqirit. Konfiskimi i kompanisë, llogarive, pularisë, e ambienteve përreth saj. Konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë:
Automjet tip “Volksëagen Golf”.
Automjet, i tipit “Furgon”, i markës “Iveco”
Automjet, BMË X5
Automjet tip “Benz Mercedes E320CDI”
Automjet, tip furgon, i markës “ATP”

173.500 euro dhe 8. 629. 000 lekë, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit hetim Astrit Beqiri
Ndërtesë me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.
Ndërtesë me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.
Ndërtesë me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, në emër të Ikbale Kastrati.
Ndërtesa me sipërfaqe 64 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, në emrin e sYlvije Elbasani.
Ndërtesa me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vendndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, në emër të Besnik Elbasani.
Apartamenti nr.1, kati i 7 (shtatë), me Shkodër, rruga “Daut Boriçi”, me sipërfaqe banimi 114.27m2, porositur nga shtetasi Afrim Elbasani.
Sasia prej 15(pesëmbëdhjetë) mijë euro të gjetura cash në banesën e shtetasit Afrim Elbasani
Automjet tip “BMW” në pronësi të shtetasit Eri Pelinku (Ergys Elbasani)
Automjet tip “BMW”, në pronësi të shtetasit Dëfrim Elbasani(Dëfrim Bechk).

Si funksiononte grupi i Astrit Beqirit? Grupi i strukturuar kriminal funksiononte sipas një skeme të mirëpërcaktuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin te Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t'i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?