Policia greke ka sekuestruar 67 kilogramë kanabis në aksin rrugor që lidh Igumenicën me Artën në zonën e Epirit në Greqinë Veriore.
Në pranga ka rënë një shqiptar nga Saranda me pasaportë greke. Ndërsa në kërkim janë 2 persona të tjerë.
Policia ka deklaruar se ishte në dijeni për trafikimin e kësaj ngarkese të lëndëve narkotike ndaj edhe ishte duke monitoruar automjetin e nisur nga kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë.
I arrestuari u dërgua në Gjykatën e Artës e cila i caktoi arrest me burg në paraburgim deri në përfundimin e hetimeve. Ndërsa u sekuestrua automjeti i tij, një sasi eurosh dhe dy celularët që kishte me vete në momentin e arrestimit.
Pse e arestoni,ai kish kanabis mjeksor?
Përgjigju