Bota

SHBA/ Ylli Didani dënohet me burg përjetë, planifikoi të trafikonte drogë me nëndetëse. U sekuestruan mbi 3400 kilogramë kokainë

29 Qershor, 12:13| Përditesimi: 29 Qershor, 16:00

  • Share

Burgim i përjetshëm është dënimi i vendosur nga një juri federale për 43-vjeçarin Ylli Didani, i shpallur fajtor për trafik ndërkombëtar droge nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Evropës si dhe për pastrim parash.

Procesi provoi se Didani ishte udhëheqës i një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën. Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Distriktin Lindor të Miçiganit, sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Shqiptari me origjinë nga Konispoli organizoi shpërndarjen e dërgesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë. Si rezultat i këtij hetimi, në vitin 2019 dhe 2020, forcat e rendit sekuestruan mbi 3400 kilogramë kokainë me një vlerë tregu prej mbi 100 milionë dollarësh.

Provat në gjyq vërtetuan se Didani dhe anëtarë të tjerë të organizatës së tij planifikuan projektimin e një nëndetëseje që do të përdorej për të transportuar sasi të mëdha kokaine në Evropë. Nëndetësja, e cila do të ishte i pajisur me një modem nënujor dhe antenë GPS, do të transportonte kokainën, e lidhur në fund të një anijeje tregtare kontejnerësh.

Ajo do të shkëputej më pas nga anija dhe bashkë me kokainën do të merreshin nga një anije peshkimi e kontrolluar nga organizata e Didanit. Ai u arrestua nga DEA amerikane në 31 Mars 2021, vit kur i janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë 1.2 milion dollarë. Didani ishte edhe pronar i një miniere në Selenicë të Vlorë, 'US MINERAL SHPK', e cila gjithashtu iu sekuestrua.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/06/2025 04:45

    Sikur dhe shtetet evropiane te jepnin denime te tilla,ose perafersisht po kaq te renda,do t'a shikonit si do /nuseronin/ shqipot ne Evrope,por evropianet japin denime qesharake dhe pastaj dalin Farage me shoke e thone qe shqiptaret mbushin burgjet./Mbushin burgjet/sepse denimet qesharake qe u jepni ju dhe te tjere, u duken si pickime mushkonje dhe i rikthehen zanatit.Ashpersoni denimet dhe keni per te pare si /mbushen/ burgjet me shqiptare.E njejta gje vlen dhe per kodin penal e drejtesine shqiptare.Dhe sa per /JIMIN/ ketu poshte qe thote qe denimi nuk perputhet me vepren se s'ka vrare njeri;zoteri,kokaina vret njelloj si arma,ndoshta dhe me shume,eshte vrases i heshtur.Denimi eshte 100 % i merituar!

    Përgjigju
  • Aldi: 29/06/2025 16:38

    Ky mbeeturine njerzore meriton larriken elektrike. Eshte skorrje humane, ushtar i vismartinaj burr krv

    Përgjigju
  • jimi: 29/06/2025 13:00

    DENIMI NUK PERPUTHET ME VEPREN..KY NUK KA VRARE NJERI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?