Burgim i përjetshëm është dënimi i vendosur nga një juri federale për 43-vjeçarin Ylli Didani, i shpallur fajtor për trafik ndërkombëtar droge nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Evropës si dhe për pastrim parash.
Procesi provoi se Didani ishte udhëheqës i një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën. Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Distriktin Lindor të Miçiganit, sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Shqiptari me origjinë nga Konispoli organizoi shpërndarjen e dërgesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë. Si rezultat i këtij hetimi, në vitin 2019 dhe 2020, forcat e rendit sekuestruan mbi 3400 kilogramë kokainë me një vlerë tregu prej mbi 100 milionë dollarësh.
Provat në gjyq vërtetuan se Didani dhe anëtarë të tjerë të organizatës së tij planifikuan projektimin e një nëndetëseje që do të përdorej për të transportuar sasi të mëdha kokaine në Evropë. Nëndetësja, e cila do të ishte i pajisur me një modem nënujor dhe antenë GPS, do të transportonte kokainën, e lidhur në fund të një anijeje tregtare kontejnerësh.
Ajo do të shkëputej më pas nga anija dhe bashkë me kokainën do të merreshin nga një anije peshkimi e kontrolluar nga organizata e Didanit. Ai u arrestua nga DEA amerikane në 31 Mars 2021, vit kur i janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë 1.2 milion dollarë. Didani ishte edhe pronar i një miniere në Selenicë të Vlorë, 'US MINERAL SHPK', e cila gjithashtu iu sekuestrua.
Komente

Ky mbeeturine njerzore meriton larriken elektrike. Eshte skorrje humane, ushtar i vismartinaj burr krv
PërgjigjuDENIMI NUK PERPUTHET ME VEPREN..KY NUK KA VRARE NJERI.....
Përgjigju