Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogë të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës. Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Të arrestuarit për të cilët u mor masa sot: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani, Redi Lolaj.
Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.
Lajmi kryesor:
Drogë në shkollat e baret e Tiranës, Report Tv siguron dosjen hetimore! Trafikantët komunikonin me kode, zbardhen përgjimet! 2 ishin të infiltruar të policisë
K.T./ReportTv.al