Trafik droge nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, mes të arrestuarve edhe shqiptarë (VIDEO)

18 Qershor 2020, 20:10| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 20:17

  • Share

Autoritetet italianë kanë goditur një rrjet të trafikut të drogës nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Sipas mediave italiane në pranga kanë rënë 11 anëtarë të bandës, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.

Operacioni i i koduar  “Rinascita-Scot”, ka nisur nga dhjetori i vitit 2019 që çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.

Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e zonave të ndryshme italiane.

Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.

Shqiptarë e arrestuar: 

1-Orkid Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

2-Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

3-Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

4-Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

5-Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

6-Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

7-Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;

8-Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?