Ashtu si çdo fundjavë, autostrada Durrës-Tiranë po kthehet në problematikë për shkak të fluksit të madh të pushuesve që zgjedhin të kalojnë ditët e pushimit në bregdet duke qenë se temperaturat janë tepër të larta.
Edhe ditën e sotme, Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka fluks të madh të automjeteve që kthehen për kryeqytet dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
“Kthehu në shtëpi i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në apelin e policisë.
Humor policash
PërgjigjuPolici me shume gjasa eshte gati te vere ca gjiba se vec bllokun e gjobave dine me plotesu dhe vec ate kan prioritet. Autostrada Tr-Dr ka ngelur infrastruktura si para 30 viteve ndersa rruga eshte bere edhe me keq nga vora der ne plepa eshte mizerje e tere rruga, nje krah eshte i pakalueshem. Po anej nga fushe kruja ka kalu kush se anej te duket vetja si kermill ne trafik