Trafik i rënduar raportohet pasditen e sotme nga qytetarët në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas edhe pamjeve të transmetuara në rrjetet sociale, dallohen vargje të gjata makinash të ngecura në trafik.
Ajo që bën me dije edhe Google, radha e makinave është për 4.7 km dhe pritja nga qytetarët në makina, gati 1 orë pa lëvizur.
Situata me trafikun duket shumë e rënduar, këto ditë të fundit që korrespondojnë me fundin e vitit dhe me lëvizje të shpeshta të automjeteve.
Megjithatë siç bëhet me dije, ky aks Tiranë-Elbasan, është gjithnjë në këtë gjendje të rënduar të bllokimit të qarkullimit.
Komento
Para se te fillonte ideja e pistes per Formula 1, duhej te ndertohej bypass-i i Elbasanit. Tanime nuk eshte thjeshte kokecarese ai aks, por eshte kriminale te besh 10-15km per me shume se 1.5 ore. Si nuk e kupton vete Rama kur i duhet te shkoje ne Korce. Qe ai vendi ku mbaron autostrada ne drejtim te Elbasanit, ne fshatin Shijon, eshte tamam si nje hinke qe mbledh makinat qe shkojne per jug lindje, per Greqi,, per Maqedoni, per Bullgari, per Turqi dhe tani kane zbuluar shqiptaret qe i bie edhe me mire qe te kalosh nga Bradasheshi per ne jug, Fier, Vlore dhe me poshte. Imagjinoni cfare ngarkese i duhet te mbaje unaza e Elbasanit.
PërgjigjuPo keshtu eshte gjithmone kur i ngushton rruget ne nje korsi ne dalje, po cudia eshte si nuk shqetesohet njeri nga ministria e infrastruktures
PërgjigjuS'paska ambulanca. Dhe as gra shtatzënë, në lindje e sipër. Çudi!
Përgjigju