Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ngadalësim i lëvizjes së mjeteve, jo bllokim! Shtim i patrullave për menaxhimin e situatës

17 Gusht, 16:16| Përditesimi: 17 Gusht, 17:25

  • Share

Policia Rrugore në Elbasan ka reaguar për situatën në Rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku është krijuar radhë e gjatë automjetesh ditën e sotme.

Sipas njoftimit të Policisë Rrugore, nuk ka bllokim të qarkullimit, por ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve pasi ka fluks të madh makinash në drejtim të Korçës dhe jugut të vendit.

Po ashtu, Policia Rrugore njofton se ka shtuar patrullat e policisë për menaxhimin e trafikut.

“Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor janë dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve”, njoftoi policia.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këto akse rrugore të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?