Tirane- Mëngjesin e sotëm në rrugën Thumanë-Kashar, e inauguruar më 30 qershor, është aplikuar për herë të parë pagesa për makinat. Këtë mëngjes është testuar sistemi i TOLL-it, por për pasojë janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve në trafik për gati 2 orë. Për të shmangur këtë situatë trafiku pagesa është hequr dhe automjetet kanë kaluar lirshëm pa ndaluar në traun e kompanisë koncensionare Gener 2.
Penalizohen shqiptarët
Gjatë kohës që është bërë testimi i sistemit të TOLL-it për të bërë pagesën në rrugën Thumanë- Kashar ka pasur debate mes punonjëses së koncesionarit.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale një qytetar ka dhënë euro por në këmbim kusurin e ka marrë lekë. Kjo ka shkaktuar dhe debate mes qytetarit dhe punonjëses së sportelit.
Dhashë euro dua euro! i thotë qytetari, ndërsa sportelistja i thotë se ishte punonjëse e thjeshtë aty.
"I dhash 100 € me jep lek thot dhe na e ktheu në lekë. I dham 5 censhe thotë nuk bajnë se janë të vogla! Po sedi une euro i dhash euro duam" thuhet në denoncimin e qytetarit në një video të publikuar në JOQ
Po kështu në një denoncim tjetër fatura tatimore e publikuar në rrjete sociale në sportele u është mbajtur 270 lekë.
Si parashikohet vlera e tarifës
Në nenin 73 të kontratës thuhet nga Data e Fillimit të Operimit, Shoqëria Koncesionare do të zbatojë Tarifën 2.1 Euro pa TVSH për automjet, e përshtatur sipas rastit në vartësi të klasifikimit të automjetit në përputhje me parashikimet te Neni 74 (Klasifikimi i Automjeteve) më poshtë. Tarifa në Lekë do të jetë shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbimit nga Euro në Lekë të Bankës së Shqipërisë në Datën e Fillimit të Operimit.
Tarifa në fillim ishte përcaktuar 2.1 euro pa tvsh, dhe flitet se do të nisë të zbatohet plotësisht nga muaji shtator. Sipas kontrates tarifa në lekë do të jetë shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbimit nga Euro në Lekë të Bankës së Shqipërisë në Datën e Fillimit të Operimit.
Në kursin e Bankës së Shqipërisë, date 8 korrik 2024, rezulton 1 euro këmbehet me 100.25 lekë. Nëse bëhet një përllogaritje me kursin e sotëm të këmbimit, kur dhe ka nisur aplikimi i tarifës rezulton se pagesa duhej të ishte 210 lekë + 45 lekë tvsh = 255 lekë
Dhe tarifa 270 lekë që ka paguar qytetari, sipas faturës, nuk korrespondon me kursin zyrtar të këmbimit valutor, por ishte 15 lekë të reja më shumë, duke penalizuar shqiptarët. Gjatësia totale e aksit Thumanë-Kashar është rreth 20 kilometra.
Foto: Kursi i kembimit sipas Bankes se Shqipërisë
Reagon Ministria e Infrastrukturës
Për pagesën e këtij aksi ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shkruan se sistemi i pagesës do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim dhe se pagesa do jetë 2.1 euro pa TVSH.
"Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës. Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.
Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse", thuhet në reagim.
Autostrada ripahet pa pagesë
Pas 2 orësh qarkullimi në aksion 21 km Thumanë-Kashar, që i ka kushtuar kompanisë koncesionarie zyrtarisht 271 mln euro, - e deklaruar nga ministrja Belinda Balluku është i hapur dhe pa trafik. Sipas kontratës tarifa e pagesës do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Gjatësia totale e aksit Thumanë-Kashar është rreth 20 kilometra.
Foto: Qytetari ne sportelin e autostrades Thumane - Kashar, duke paguar ne euro, por kusur mori leke
Kjo ashtë zhvatje e qytetarëve nga qeveria në bashkëpunim me firma lubi. Edi Rama dhe Belinda Balluku marrin pjesën e tyre nga kjo zhvatje ose ma mirë me thanë tashmë e kanë marrë paradhënie pjesën e tyre dhe nuk kanë të ngopur. Të kujtojmë qëndresën në traun e Kalimashit dhe të djegim ngrehina e gllabëruesve të qytetarëve shqiptarë.
Përgjigju2€ per 20 km? Vetem ne Shqiperi ndodh. Kompania Gener2 sillet si grip mafioz. Por mafiozet jane ne poste qeveritare. Nuk eshte drejtesi per shqiptaret te paguajne 2€ per nje cope rruge qe do krijoje me shume radhe dhe stres se perfitim kohe .
PërgjigjuSkandaloze,keshtu abuzojne me ket popull.Pse pagesa behet me euro ne nje vend ku kemi lekun? Cfar lidhje ka euro kur rrogat i jep ne lek? Ateher hiqeni lekun nga qarkullimi dhe jepni rrogat ne euro.Futeni euron si valute zyrtare ne Shqiperi.Ky esht abuzim dhe ministria Balluku duhet ti thot popullit qe do paguaj 2,7 euro dhe jo 2,1 euro pa tvsh.Pra rruga kushton zyrtarisht 2,7 euro per makina.Futjani ktij popull se mban akoma
PërgjigjuASNJE LEKE MOS I J3PNI HAJDUTEVE,,,ajo rruge eshte shume e shkurter 20 km...eshte njesoj sikur tirana te paguaje ne vore ,,200 leke se po shkojne ne durres,,,,NGRIHUNI SI ATA NE KUKES DHE DIGJINI ATO BARAKA QE MARRIN LEKET,,DHE DETYROJENI HAJDUTIN 2 M.RAMA. ,,TE NEVDOSE PAGESE VETEM NE MURIQAN..2 EURO..DHE 2 EURO NE HYRJE TE SARANDES...
PërgjigjuNe nje koment qe kam bere disa dite me pare e vura ne dukje problemin e kursit te kembimit qe ka per te sjelle pasoja ne xhepin e udhetareve,te cilet jo vetem do te ngaterohen ne pagesen euro-leke,por dhe fale kursit te kembimit ne burse dhe reagimi i ministrise nuk e permireson situaten sepse i meshon te njejtes gje si me pare.Pagesa eshte e larte per xhepin e shqipove dhe nuk duhen bazuar tek kurset e bursave,se sot mund te paguash me pak,por neser mund te paguash me shume.
PërgjigjuSa makina kalojn aty ne 24 h fitimi do jete shume i madh per kompanine private mos te them se brenda 1 viti do e laj veten rruga,fitim marramendes do jet aty sdi se ku i cojn gjith keto leke nuk u ngopen,pse nuk e ben 50cent kalimin aq eshte perballueshme
PërgjigjuAi vend nuk behet dhe pik????????????jam me pashaport Europiane dhe nuk ma ndjen fare per aty????????????asnji cent plerave????????????
PërgjigjuKapitalizëm deshët, tani paguani.. është formë e komunizmit por me dhunë financiare
PërgjigjuRealitet shqiptarë....vampirët kërkojnë që lekët e shpenzuara ti nxjerrin sa më shpejtë duke ja futur popullit.
PërgjigjuMos harro qe ajo rruge eshte bere me lekt tona mik dhe akoma s ka filluar mirembajtja...
Nuk keni pare gje akoma! E ka ndertuar kompania qe mashtroi per unazen e madhe te Astirit me 20 milion euro dokumenta te falsifikuara. Dhe sa u denua bedeli i Bashkimit? 6 muaj dhe nuk beri nje dite burg. Do vidheni dhe do rripeni me keq akoma dhe mos beni ze. E thone 2.1 euro pa tvsh sikur do i rimbursohet tvsh udhetareve. Nuk e thone 2.45 euro.
Përgjigjupo PSE EURO? PRAKTIKISHT eshte ne shqiperi, monedha vendase eshte LEK. dhe une nese te jap 5000lek DUA KUSUR, ke ske te vogla sme plas fare gjej ku te duash, le te vrase veten sportelistja qe eshte "PUNONJESE" ti thote shefit o vlla mjep te vogla, apo vl punonjese le te kete trafik. ne bote ja fusin turisteve, ktu me kursin e 2015 akoma keta. po mire tjua bejne
PërgjigjuSepse në euro është marrë kredia nga ndonjë bankë europiane! Ndërtuesi nuk ka harxhuar asnjë cent. Ka llogaritur sa shkojnë shpenzimet dhe pagesat,; ka llogaritur sa i duhen për vete dhe për ndonjë si puna e Beqes, ka llogaritur për sa vjet lahet kredia dhe hopa doli çmimi 2.1 që i duhet atij në ditë. Për 1.3 miliard atij i duhet të arkëtojë 100 euro në ditë për 35 vjet!! E gëzofshim....
Shpejtoni dhe i beni pagesat vetem me karte contactless keshtu nuk ka abuzim!
PërgjigjuNuk mund të paguash në euro. Aty po bëhet vjedhje
PërgjigjuPagesa behet ne leke sipas kursit te kembimit me euron
Shume bukur, ne cdo vend favorizohen vendasit, ketu penalizohen. E thone pastaj pse ikin shqiptaret!
PërgjigjuRrugen se ka bere shteti por koncesionari Vetem Nqse kane vjedhur veten Ne kapitalizm nuk ka gje pa leke edhe zogjte duan leke per te kenduar Kush nuk do te paguaje ka rruge alternative keshtu eshte ne te gjithe boten !
PërgjigjuO Jim andej nga katuni im kishim i gomist, gjithë natën shponte gomat, gjatë ditës i rregullonte. Kishte rradhë qysh në mëngjes. Kshu do bohet edhe me rrugën alternative
PO JAM DAKORT, por ne bote rruget jane te shtruara, plus ne paguajme se ke idene sa taksa e idiotsira, ASGJE SMARIM MBRAPSH. kshu qe jo ta bejne falas po tna japin leke se boll kan vjedh. DHE PSE EURO? jemi ne shqiperi LEK VLLA LEK. e dua kusurin deri ne qindarken e fundit, dhe ti jap 2.1 euro nga 5 cente do imari me nje kembe dhe tme thote faleminderit e rruga mbare
Hajdutet kane mbyllur hyrjen ne Thumane. Rruga e vjeter Fushe Kruje- Thumane eshte e mbyllur dhe autostrada Thumane-Milot eshte ndertuar nga qeveria Shqiptare dhe jo nga koncesionari. Duhet te hapet urgent dhe te dalin para pergjegjesise ata qe e kane mbyllur
PërgjigjuTi kujton se ata nuk e dini!!!?
Hajduteri. Pa e hapur akoma ngriten cmimin dhe po vjedhin hapur. Mire qe kan rrit ne qiell kostot e berjes rruges qe jane per burg por te fusin doren ne xhep duke te vjedh me shume se i takon.shteti duhet te reagoj per qytetaret e vet.
Përgjigju