Trafik ilaçesh nga Italia në Shqipëri në kohën e COVID, si merreshin barnat në vendin fqinj e shiteshin mijëra euro

10 Qershor 2022, 16:21| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 16:22

  • Share

1654870931_koronavirus.jpg

Jo vetëm mashtrim dhe falsifikim për përfitim të shërbimit shëndetësor në Itali, por grupi kriminal i shkatërruar nga SPAK dhe institucionet italiane kanë bërë edhe trafik ilaçesh në periudhën e COVID, që i ka sjellë përfitim qindra mijëra euro.

“Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.


Lajmi kryesor:

Trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë (EMRAT)! VIDEO, ja si shkëmbenin para! SPAK 'bastis' QSUT


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?