Ilaçe kontrabandë Kosovë - Shqipëri

Trafik ilaçesh nga Kosova në Shqipëri, ndalohet autobusi me barna të fshehura

11 Gusht 2022, 10:51| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 10:54

  • Share

Në doganën e Vërnicës në Kosovë, policia kufitare e Kosovës ka identifikuar një rast kontrabande ilaçesh nga Shqipëria në Kosovë. Sipas Doganës, njësite antikontrabandë ndaluan një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë, me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara, siç edhe u provua gjatë kontrollit.

Kutitë me ilaçe ishin të fshehura në autobus, dhe të padeklaruara. Bëhet fjalë për rreth 150 pako ilaçesh, përkatësisht:

 “Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE ëith LIDOCAINE – 5 copë, tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako, xhama me dioptri të ndryshëm. Të gjitha mallrat janë sekuestruar, si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”.

Policia e Kosovës po punon për hetimin e plotë të ngjarjes.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?