Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Smuggling’ në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 persona, dy janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është nën hetim në gjendje të lirë.
Mësohet se personat në fjalë, akuzohen për trafik klandestinësh. Ahmet Meslima 23 vjeç me origjinë nga Siri, Durim Domi, 39 vjeç, Artemisa Ahmataj dhe Jesmira Korhysa 20 vjeçe, transportonin emigrantët sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë, duke hyrë nga Greqia, e më pas i kalonin në Kosovë, Serbi e Hungari.
Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.
Sipas hetimeve, është dokumentuar se këta persona janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “SMUGGLING”. Goditet grupi që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të kontrabandimit të shtetasve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së. Vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre, dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Dibër, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në vitin 2021, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Smuggling”. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar shtetasit:
A. M., 23 vjeç, me origjinë nga Siria, i cili kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale;
D. D., 39 vjeç, banues në Tiranë; kishte rolin e ndihmësit të grupit për transfertën të pagesës.
A. A., 20 vjeçe; J. K., 26 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë;
Janë shpallur në kërkim shtetasit: M. A., me origjinë nga Siria, i cili siguronte mjetet e transportit për kalimin e kufirit dhe A. M., me origjinë nga Siria, i cili ndihmonte dhe shoqëronte emigrantët, kryesisht ata nga Siria, për kalimin e kufirit me Kosovën, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Gjatë operacionit, këta shtetas janë kapur në flagrancë në një hotel, gati për të transportuar 5 shtetas sirianë. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasi P. P., 68 vjeç.
Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin kalimin e shtetasve me origjinë siriane, nga Turqia nëpërmjet Greqisë, futjen në territorin shqiptar, strehimin e tyre në hotele të ndryshme në Tiranë, gjetjen e personave për të kryer transportimin e tyre, duke ndjekur rrugën e Arbrit në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.
Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.
Në vijim të hetimeve është dokumentuar se këta shtetas janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Dibër, këta shtetas, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë kanë braktisur mjetet dhe janë larguar.
Po si rezultat i këtij procedimi, në muajin dhjetor 2021 janë arrestuar në flagrancë nga Policia shtetasit S. K. dhe N. K., të cilët janë kapur duke transportuar shtetas sirian.
Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të këtij operacioni janë kapur dhe shoqëruar gjithsej 35 shtetas sirian.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Keta jane Sirianet qe kerkojne te kamuflohen neper Bote e mbasi jane siguruar fillojne me Krime, Vjedhje, Perdhunime etj. etj. ashtu sic jane edukuar neper Familijet e tyre. Keta nuk vine per te shpetuar, por per te bere te keq ku munden e sa munden.
Përgjigju