Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri, arrestohen 2 persona në Dibër! I merrnin emigrantëve sirianë nga 4000 deri në 6000 euro

28 Prill 2022, 12:32| Përditesimi: 28 Prill 2022, 13:12

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Dibër, të akuzuar për trafik klandestinësh nga Turqia në Shqipëri. Mësohet se në pranga kanë rënë Gazmend Kovaçi dhe Nezir Kocja, ndërsa arrestimi i tyre është vazhdimësi i të njëjtit operacion të finalizuar më 25 shkurt, ku u kapën 4 persona. Sipas policisë, Kovaçi dhe Kocja i merrnin emigrantëve të paligjshëm nga 4 mijë deri në 6 mijë euro për t'i ndihmuar të kalonin kufirin për në Shqipëri.

Ata ndihmonin emigrantë sirianë, duke i kaluar nga  Rruga e Arbrit, në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre më pas për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.  

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një dokument identifikimi i lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse.  

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?