Trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanada, agjentët e Frontex zbarkojnë tek Krimet, hetim rrjetit të pasaportave

6 Tetor 2018, 12:25| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 14:29

  • Share

Pas arrestimit dhe procedimit të 60 personave në kuadër të operacionit “One if by land” për të goditur trafikantët e emigracionit të paligjshëm drejt Amerikës, vendeve të BE-së dhe Kanadasë, dy agjentët e Frontex zbarkojnë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaruan për Report Tv se agjentët janë duke studiuar me imtësi hetimet e prokurorisë shqiptare dhe partnerëve amerikanë për të kuptuar origjinën dhe mënyrën e kalimit në kufi të klandestinëve.

Deri më tani, sipas hetimeve rezulton se pasaportat false, kryesisht prodhohen në Bullgari kundrejt çmimeve nga 1500 deri në 5000 mijë euro për person, dhe pjesa tjetër nga 10 deri në 15 mijë euro që paguheshin tek grupet kriminale, shërben për të mbuluar koston e transportit, biletat, qëndrimet në hotel dhe fitimin e trafikantëve.

Brenda pak ditësh nisur dhe nga fluksi i lëvizjeve i cili gjatë muajve të fundit të vitit, është më i madh hetuesit e Krimeve të Rënda sëbashku me Frontex, pritet të shtojnë patrullime në kufi për të identifikuar rrjete trafikantësh të cilët mundësojnë kalimet e paligjshme të personave që paguajnë.

Një ditë më parë edhe ambasada amerikane përgëzoi prokurorinë dhe policinë shqiptare me të cilët agjentët amerikanë kanë bashkëpunuar në hetimet e përbashkëta për të goditur këtë fenomen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?