Foto ilustruese

Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona, në pranga 35-vjeçari shqiptar dhe zvicerani! Nën hetim edhe 3 shqiptarë të tjerë

20 Nëntor, 20:42| Përditesimi: 20 Nëntor, 20:46

  • Share

Bellizona- Një tjetër operacion në kufirin itali-zviceran është finalizuar me 2 arrestime dhe sekuestrimin e sasive të drogës heroinë dhe kokainë.

Antidroga dhe Policia Kantonale e Bellizona e kishte nisur hetimin dhe aksionet prej muajit korrik të vitit të kaluar, kurse ditën e sotme u njoftua mbyllja e hetimeve.

Të akuzuarit në pranga janë një 35-vjeçar shqiptar dhe një 55-vjeçar vendas, zviceran, me banim në zonën e Bellinzonës, kurse nën hetim janë edhe 3 shqiptarë të tjerë, që u proceduan më vete në gjendje të lirë.

Nga kontrolli i banesës ku 35-vjeçari pritej si “mik” nga 55-vjeçari vendas, u zbuluan mbi 300 gramë heroinë dhe 450 gramë lëndë e përbërë nga kokainë dhe ketaminë. 

Agjentët mundën të provonin gjatë ndjekjes me përgjime dhe prova, shitjen e sasisë me rreth 160 gramë heroinë dhe afërsisht 12 gramë kokainë në pak më shumë se tre javë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, doli se gjatë një viti 55-vjeçari u ofroi mikpritje dhe një bazë logjistike tre shtetasve të tjerë shqiptarë (të cilët u proceduan veçmas), po të përfshirë në trafikun e drogës, shkruan "Ticinonews".

Ata akuzohen për shkelje e rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët, si dhe shkelje e Ligjit Federal për të Huajt. 35-vjeçari duhet të përgjigjet edhe për pastrim parash, për ndalimin ose dorëzimin e të tretëve e mijëra franga të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Hetimet koordinohen nga prokurori publik Luca Losa.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?