Policia italiane gjatë aksionit

Bota

Trafik kokaine mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet çifti shqiptaro-turk në Bellizona! Pranga dhe një të treti

17 Mars, 17:42| Përditesimi: 17 Mars, 17:45

  • Share

Itali- Një operacion antidrogë u zhvillua në rajonin e Bellizona, mes zonës kufitare të Zvicrës dhe Italisë, me akuzën e trafikut të kokainës.

Një çift të rinjsh u arrestua në flagrancë. Të ndaluarit janë një i ri shqiptar 21-vjeçar dhe një grua turke 34-vjeçare, me banim në zonën e Bellinzonës. 

Në kontrollin e parë fizik dhe në mjetin e të riut, u gjetën një sasie të vogël kokaine dhe mbi një mijë franga cash. Hetimet e nisura nga Policia Kantonale kanë nxjerrë në pah një lidhje me 34-vjeçaren. Kjo çoi në një kontroll të dytë në banesën e gruas (ku rezultoi se jetonte dhe 21-vjeçari), që çoi në zbulimin e rreth 80 gramëve të tjera kokainë, raporton media

Hetimet koordinohen nga prokurorja publike Veronica Lipari, teksa ndaj tyre u vendos masa shtrënguese.

Kurse karabinierët italianë në Castello kanë arrestuar një të ri shqiptar që dyshohet si i përfshirë në rrjet të trafikut të drogës, informon media italiane.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën në San Giustino rreth 14 gramë kokainë dhe 9 gramë hashash, si dhe një peshore precize. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë së arrestit shtëpiak. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?