Kronikë

Trafik kokaine në Danimarkë me grupin e Jetmir Kastratit, konfiskohen 6 pasuri të Armando Doçajt, i lirohet një tjetër (VENDIMI)

7 Mars, 15:09| Përditesimi: 7 Mars, 15:29

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot konfiskimin e pjesshëm të aseteve të Armando Doçajt, i akuzuar si pjesë e organizatës së narkotrafikut të kokainës në Danimarkë dhe vendet e BE-së nga Amerika Latine, e drejtuar nga Astrit Beqiraj.

Bëhet fjalë për konfiskimin e 6 pasurive, mes të cilave 4 llogari bankare me shumën totale 4 mijë euro, një apartament dhe një njësi shërbimi.

Vendimi është marrë ditën e sotme (7 mars), pas kërkesës së SPAK. Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi kërkesat e palëve, vendosi që një prej këtyre pasurive të mos konfiskohej dhe bëhet fjalë për një apartament të porositur.

SPAK kishte kërkuar dhe nisur prej 28 prillit 2023 hetimin pasuror ndaj Doçajt dhe të tjerëve, me objekt: “konfiskim i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme”. Më herët, më 5 maj 2021, GJKKO kishte pranuar sekuestron preventive mbi 7 pasuritë e të proceduarit dhe personave të tjerë të lidhur me të, të afërmit Pjetër Doçaj, Roberta Doçaj dhe Shkëlzen Doçaj.

Më 21 shtator 2024 SPAK mbylli hetimet  dhe dosja iu dërgua GJKKO-së për proces me tre akuza dhe 17 anëtarë të grupit, shumica të dënuar më parë. Dy prej tyre mbanin disa identitete. Fitimet silleshin me mjete transporti në Shqipëri dhe konvertoheshin ne prona e biznese nga Jetmir Kastrati dhe kunati i tij, Astrit Beqiraj.

Bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike në vendet skandinave (baza në Danimarkë) dhe Europë, gjatë viteve 2012-2019, teksa fitimet silleshin me mjete transporti në Shqipëri, e drejtuar nga i dënuari Jetmir Kastrati, që mbante edhe identitetin Sokol Krasnici. Mes sekuestrimeve të Beqiraj-Kastrati ishte edhe një pulari në Shkodër, me vlerë 1,5 mln euro.

GJKKO vendosi sot për:
-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:
1-Shuma monetare prej 1976 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit Armando Pjetër Doçaj.
2-Shuma monetare prej 551 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të Roberta Mhill Doçaj.
3-Shuma monetare prej 1000 euro e ndodhur në llogarinë e kursimit me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit A.D.
4-Shuma monetare prej 456 euro e ndodhur në llogarinë (karte e parapaguar) me Nr. ****, në emër të shtetasit K.D.
5-Pasuri e paluajtshme Nr. ****, Z.K. ****, pasuri e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2, me adresë, ****.
6-Apartament me sipërfaqe 122.58 m2, me adresë ****, përfituar sipas kontratës për kalim të drejtash pronësie dhe premtim shitje Nr. Rep./kol. ****, datë ****, me palë blerëse shtetasin Armando Pjetër Doçaj dhe palë shitëse shtetasit E.B dhe E.B, me çmim blerje në shumën 20.000 euro.
7-Heqjen e masës parandaluese me karakter pasuror atë të “sekuestrim i pasurisë” e caktuar me vendimin nr. 12, dt. 04.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua dhe kthimin e pasurisë së mëposhtme personave që ju takon: Apartament me sipërfaqe 116.83 m2, përfituar
sipas kontratës së sipërmarrjes Nr. Rep./kol. ****, datë **** lidhur midis palëve: shoqëria “XH&M” Shpk në cilësinë e investitorit dhe Pjetër Ndue Doçaj mecilësinë e porositësit, me çmim 46 732 euro.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?