Shqiptarja.com zbulon emrin e personit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit kundër trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore.
Në kërkim është Metin Mehja, 28 vjeç, emri i të cilit rezulton të jetë dhe në dosjen e klanit Suel Çela për të cilën më 25 nëntor 2024, GJKKO firmosi 21 masa sigurie. Mes tyre ishte dhe emri i Metin Mehjas.
'Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.'
Grupi kriminal përdorte automjete të modifikuara për të fshehur lëndën narkotike dhe e trafikonte atë drejt qyteteve të Italisë dhe shteteve të Europës Qendrore. Aktiviteti i tyre përfshinte një rrjet të gjerë shpërndarjeje të kokainës në Europë.
Mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit kriminal italo-shqiptar ishin dy vëllezër të klanit Çela në Elbasan. Sipas tyre, ata drejtonin operacionet e importimit dhe tregtimit të lëndës narkotike dhe grumbullimin e të ardhurave, të cilat dërgoheshin në Shqipëri. duke shfrytëzuar bashkëpunimin e drejtuesve të autobusëve që operonin linjën Breshia-Elbasan.
Lajmi kryesor:
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
S.G/SI.E./ReportTv.al