Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin e Arjanit Malokun! Cështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës

27 Shtator, 14:56| Përditesimi: 27 Shtator, 14:58

  • Share

Gjykata e Durrësit caktoi ‘arrest me burg të përkohshëm’ për Arjanit Malokun dhe Jurgen Kaçurrin të arrestuar si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në Itali.

Po kështu gjykata deklaroi moskompetencës tokësore per shqyrtimin e çështjes penale me nr.02890 dhe I dërgoi cështjen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si gjykata kompetente.

Maloku dhe Kaçorri u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të ndërmarrë në 4 shtete që çoi në pranga 61 persona is dhe u sekuestruan aseteve me vlerë 60 mln euro.
 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?