Janë bërë publike pamjet nga momenti i sekuestrimit të arsenalit të armëve të grupit kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.
Si pasojë e operacionit të zhvilluar nga policia e shtetit në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe autoritetet britanikeu lëshuan 6 urdhërarreste ndërsa u ekzekutuan 3 prej tyre, për 3 shtetas që u kapën në Tiranë.
Ndërsa 3 të tjerët dyshohet se ndodhen në Britaninë e Madhe. Në banesën e njërit prej të arrestuarve, Adulla Hoxhaj, që dyshohet si kreu i grupit kriminal, u gjet arsenali i madh i armëve.
Lajmi kryesor:
Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, 3 të arrestuar në Tiranë, 3 në kërkim! Finalizohet 'Inkorporimi' në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet britanike (EMRAT)
G.K//ReportTv.al