Ismail Rebeshi dhe një pjesë e drogës së kapur

Kronikë

Merrte drogë nga Siria dhe e trafikonte në Itali, pranga 35-vjeçarit shqiptar (EMRI+ FOTO)

27 Nëntor 2018, 20:20| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 22:36

  • Share

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Ismail Rebeshi ka rënë në prangat e policisë italiane pasi konsiderohet si një prej tregtarëve më të mëdhenj të drogës në Viterbo. Sipas të dhënave të policisë, droga që më pas qarkullonte në tregun italian e kishte origjinën nga Siria. 

Shqiptari ishte pronari i një garazhi makinash dhe një klubi nate, ishte një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës mes Sardenjës, Lazios dhe Lombardisë. Ai bënte pjesë në një  shoqatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike, të cilën ua shiste edhe të miturve. I riu shqiptar ishte arrestuar edhe më parë në vitin 2008 për trafik ndërkombëtar të drogës.

Përveç Rebeshit, në prangat e policisë kanë rënë edhe 4 persona të tjerë: Sandro Arzu dhe Alessandro Ghisu, të cilët koordinonin operacionet e shitjes dhe dy persona të tjerë identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Gjatë operacionit “Ichnos” u sekuestruan edhe 6 kg kokainë dhe 3 kg heroinë. 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?