Bota

Trafikimi i qenieve njerëzore, një plagë që Evropa dëshiron ta tejkalojë

16 Prill 2021, 15:05| Përditesimi: 16 Prill 2021, 15:08

  • Share

Komisioni Evropian ka paraqitur sot një strategji të re kundër krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor.  Strategjia e dyfishtë gjithashtu propozon të nisë negociatat e bashkëpunimit me Interpol në mënyrë që të forcojë shkëmbimin e informacionit.

Në bazë të të dhënave të siguruara në Komisioni Evropian, gjatë viteve 2017 dhe 2018 janë regjistruar 14,145 viktima në të gjithë BE-në dhe 50% e tyre janë qytetarë të Unionit.

72% e rasteve kanë të bëjnë me gratë. Ky trafik ka për qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në 92% të rasteve. Mposhtja dhe tejkalimi i këtij fenomeni është një luftë që BE duhet të fitojë.

"Nëntë aktivitetet kryesore kriminale gjenerojnë rreth 140 miliardë euro fitime, ose 1% të produktit të brendshëm bruto të Bashkimit Evropian," tha Nënkryetarja i Komisionit Evropian Margaritis Schinas.

Këto dy strategji duan të thyejnë modelin ekonomik të rrjeteve kriminale online dhe offline dhë përfshijnë një rritje të ndihmës për viktimat.

Komisioni synon të krijojë një fushatë komunikimi me Shtetet Anëtare dhe shoqërinë civile. Kjo do të thotë të synosh sektorët më të rrezikshëm dhe mjediset më të rrezikshme, përfshirë shfrytëzimin seksual.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?