Në krye të grupit kolumbianët Betancur dhe shqiptarët Sukaj, Gugashi, Shperdheja

Kronikë

Prostitucioni/ 1 mln € u transferuan përmes bitcoin te organizatori në Kolumbi! Rolet e shqiptarëve, agjenci imobilaresh në dispozicion të grupit

5 Tetor, 09:08| Përditesimi: 5 Tetor, 13:05

  • Share

TIRANË- Në vetëm 9 muaj nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit janë nisur drejt Kolumbisë 1 milionë euro fitime nga aktiviteti i prostitucionit nga grupi që u shkatërrua 2 ditë më parë pas një operacioni shqiptaro-kolumbian  të koordinuar nga EUROPOL.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën në Kolumbi të Lucas Betancur dhe babait të tij, që konsiderohen si koka e këtij grupi kriminal, janë gjetur kode të Bitcoin, fatura të shumta të transfertave të parave që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit.

Hetimet gjithashtu kanë zbuluar disa banesa apo hotele që përdoreshin si fole për prostitucionin në Tiranë për vajzat kolumbiane. Sipas burimeve, mësohet se i njëri prej të arrestuarve, Mirel Shperdheja, është pronar i një agjencie të pronave të paluajtshme, kishte vendosur 15 banesa me Airbnb në dispozicion për prostitucionin.

Ndërsa Ilmar Gugashi, është pronari i hotelit “Alindro” në afërsi të Gjykatës së Lartë, godinë gjithashtu e përdorur në këtë aktivitet. I arrestuari tjetër Dritan Suka, komunikonte drejtpërdrejt me Lukasin në Kolumbi, ndërkohë që jepte gjithashtu banesa me qira për vajzat që shfrytëzoheshin.

Rrjet i fuqishëm i prostitucionit, i cili sillte vajza nga Amerika Latine dhe Azia në Shqipëri u shkatërrua nga një hetim i përbashkët 8 mujor. Në Kolumbi u kap kreu i rrjetit, i cili merrte peng edhe familjarët e vajzave nëse ato refuzonin të prostituonin në Shqipëri. 7 bashkëpunëtorë të tij u kapën në Tiranë, të cilët menaxhonin prostitucionin në vendin tonë dhe i transferonin fitimet në kriptovalutë. 48 vajza të huaja, të cilat u shfrytëzuan për prostitucion, po hetohen në gjendje të lirë. Autoritetet kolumbiane përveç Betancour arrestuan edhe 9 persona të tjerë.

Ora 10:48
Trafikonin vajza për prostitucion nga Amerika Latine në Shqipëri, Report Tv siguron foto nga arrestimi i organizatorit dhe babait të tij në Kolumbi

1759648312_lucasbetancurcolumbianeteprostitucionit.jpg

Mario Betancur dhe organizatori i rrjetit të trafikut Lucas Betancur

Ky është momenti që agjentë të policisë kolumbiane dhe shqiptare, bastisin shtëpinë e Lucas Betancur dhe babait të tij, Mario Betancur, në Kolumbi. Report Tv ka siguruar foto të tyre, të kapur në befasi nga autoritetet. Të dy, babë e bir, kishin krijuar një rrjet të madh të trafikimit të vajzave të huaja që i detyronin t'i sillnin në Tiranë dhe shtete të Europës për t'i shfrytëzuar për prostitucion.

Në veçanti, babai merrej me vende të tjera europiane, ndërsa i biri me Shqipërinë. Për zhvillimin e operacionit të përbashkët u kryen 8 muaj hetime nga Antitrafiqet e Tiranës, autoritetet kolumbiane dhe partnerë të tjerë ndërkombëtar. Mario Betancur është arrestuar për llogari të Kolumbisë.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 05/10/2025 13:11

    O iglo he me mire e ke cunin o legen

    Përgjigju
  • beni: 05/10/2025 11:53

    FUTINI NE BURG ME NDONJE TE BURGOSUR PERJETE..TA SHIJOJNE DHE KETA LEVEN E MISHIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?