Politikë

'Trafikimi' i votave brenda PD, Kalaja: Vota ime u manipulua, kërkova rinumërim të të gjitha kutive në Durrës! Kume: Numëruesit të mbajnë përgjegjësi

11 Qershor, 22:06| Përditesimi: 12 Qershor, 07:11

  • Share

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit.

Lidhur me këtë u fol edhe ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku Aulon Kalaja kandidati i PD në Durrës, tha nxori prova me video si u manipulua vota e tij, pasi këqyri pamjet filmike të marra nga KQZ. 

Ai theksoi se ka prova që edhe PS i ka marr vota PD. Kalaja deklaroi se kërkoi rinumërim të të gjitha kutive në Durrës, gjë për të cilën KAS vendosi dje që të ketë rinumërim për këtë qark, i cili pritet të nis të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

‘Unë i jam drejtuar KAS që të hapen kutitë e Durrësit dhe ajo që ka ndodhur është që kandidatët nuk legjitimohen në proces dhe beteja ime ka qenë për këtë moment, për garat që do të ndodhin pas meje. Në raste se partia nuk kërkon rinumërim ku do ta gjejë unë të drejtën nëse nuk e kanë këtë të drejtë kandidatët. Unë i jam drejtuar KAS si individë dhe KAS më tha kur të dal tabela përfundimtare. Dhe dje kam çuar prova të pakundërshtueshme, se si janë manipuluar votat. Unë kam gjetur edhe prova që PS i ka marr PD disa vota dhe e kam parë tek videot nëpërmjet subjekteve politike. Ka pasur votë që jam votuar vetëm unë dhe jo partia dhe në numërimin e dytë më del Aulon Kalaja dhe PS ose një parti tjetër. Doja rinumërim të të gjitha kutive në Durrës’, tha ai.

Për ish- kreun e KQZ Kristaq Kume, numëruesit duhet që të mbajnë përgjegjësi. Ai tha se duhet që të verifikohet se kush i ka shtuar votat për kandidatët e PD.

‘Edhe numëruesit e PD dhe PS kanë përgjegjësi për atë që kanë firmosur. Ata njerëz kanë marr përsipër një detyrë dhe tani mund të përballen edhe me ligjin. Kjo që ka ndodhur që të lë shije të keqe sepse hap probleme në vend që ta rregullojë procesin. Ky është trafik votash dhe nuk ka rëndësi sa vota kanë trafikuar, ata duhet që të vendosen para drejtësisë. Ne shohim se numërimi i parë të nxori me 10 vota dhe numërimi i dytë të nxjerr me 2, pra ato 8 vota nuk kanë qenë, janë të shtuara. Kush i ka shtuar votat’, tha ai.

Analisti Endri Tafani, tha se në procesverbalin final ka pasur tentativë për të rritur numrin e votave.

‘Aty ka pasur tentative për vjedhje votash, sepse ka mospërputhje votash që nuk dihet se nga kanë ardhur. Procesverbali nuk përputhet me votat që janë në kuti. Duket se në procesverbalin final ka pasur një tentativë për të rritur numrat. Një kandidatë ka pasur më pak vota, pra ka pasur 10 ata e kanë vënë 11 në procesverbal. Ajo që ka ndodhur është se është marr vota e partisë që ka qenë bosh dhe i është dhënë një kandidati. Kjo historia me trafikimin plus, minus është aq e lodhshme në Shqipëri dhe se di pse nuk është bërë numërim elektronik me të gjithë këto gabime’, tha ai.

Avokati Përparim Çaça tha se hapja e kutive për disa qarqe do të krijojë precedent për hapjen e të gjitha kutive të votimit në rang kombëtar.

‘Kjo çorba zgjedhore fillon që me fushatën dhe presionet që janë tentativa për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve dhe vijoi edhe ditën e zgjedhjeve dhe pastaj kemi edhe numëruesit me këto. Kur të hapet Tirana dhe Fieri do jetë detyruese që të hapen të gjitha kutitë e votimit në Shqipëri. Nuk ka manipulim kur janë për partitë të dyja krahët nuk lëshojnë asnjë votë. Unë mendoj që po ato kuti duhet që të ishte numëruar edhe vota për partinë dhe për kandidatët, jo të ndara. Duhet që të mbajnë përgjegjësi të gjithë numëruesit në të 4 tavolinat’, tha ai.

Ora 22:47
Gjyqtarët kërkuan rritje page me 700 €, Jordan Daci: Kanë pagat më të larta, nuk krahasohen as me ato të administratës

 

Gjyqtarët kanë kërkuar rritje rroge me 700 euro. Lidhur me këtë avokati Jordan Daci, në emisionin ‘Repolitix’ tha se gjyqtarët nuk mund të kërkojnë vazhdimisht rritje rrogash. Sipas tij, ata kanë paga më të larta edhe nga administrata. 

'Gjykata Kushtetuese në rastin konkret ka një efekt negativ ligjvënës krijon boshllëk ligjor dhe se përmbush atë. Sistemi gjyqësor ka pasur rrogat më të larta dhe më vonë u ndryshua dhe pas ndryshimeve u miratua ligji që mori si referim pagën e kreut të shtetit. Ndërsa paga e gjyqtarëve u rrit jo njëherë por shumë herë dhe patën pagën më të lartë edhe se administrata. Por kjo s’do të thotë duhet që të rriten vazhdimisht, pagat e gjyqësori nuk krahason me ato të administratës. Vet gjyqtarët e gjykatës votuan për rritjen e rrogës së tyre dhe ishin në konflikt të hapur. Kërkesa e re nuk justifikohet as nga nevoja sepse kanë pagat më larta dhe s’është e drejtë që një gjeneral të marr më pak se një gjyqtarë’, tha ai.

Për avokatin Ermal Hamataj, duhet që të shihet nëse do ja plotësojë Kushtetuesja këtë kërkesë gjyqtarëve. 

‘E drejta për të kërkuar një pagë më të lartë është e drejta e tij, pastaj a e realizojnë ose jo kjo është tjetër gjë. Sot paga bazë e një gjyqtari ose prokurori është sa 36 për qind e pagës së presidentit', tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?