Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd, ku një automjet tip Opel me targa greke është përplasur me trafikndarësen duke pësuar dëmtime të rënda.
Në aksident është përfshirë edhe një furgon.Fatmirësisht aksidenti ka qenë pa dëme të rënda në njerëz.
Si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy persona. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Komento
Komente
