Dymbëdhjetë persona u arrestuan nga karabinierët e Katanias si pjesë e një operacioni antidrogë. Policia sekuestroi kokainë dhe hashash, e cila nëse hidhej në treg do kushtonte 5 milion euro.
3 prej tyre u arrestuan në flagrancë tre persona që po trafikonin hashash brenda kutive të një prodhuesi të njohur makaronash, ku në total u gjetën 242 kg hashash i fshehur.
Grupi, sipas aktakuzës, shiste hashash, kokainë dhe marihuanë në Katania, Sirakuzë dhe Maltë. Droga importohej me sasi të mëdha të të gjitha llojeve nga Shqipëria, Holanda, Kalabria dhe Pulia.