Kronikë

Trafikoi 1 ton kanabis me gomone drejt Italisë, ekstradohet nga Franca Paul Deda, ish-truproja e Saimir Tahirit! Sillet dhe një 46-vjeçar nga Greqia

4 Korrik, 08:44| Përditesimi: 4 Korrik, 09:12

  • Share

Ekstradohen nga Greqia dhe Franca, Viktor Daci dhe Paul Deda. 46-vjeçari Viktor Daci u kap në Greqi, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2015 pasi gjykata e Matit kishte caktuar arrest në burg për një tentativë vrasjeje.

Ndërsa Paul (Agustin) Deda, ish-truproja e ish-ministrit Saimir Tahiri, u kap më 1 korrik në Francë pasi ishte në kërkim për trafiK droge dhe pastrim parash në kuadër të organizatës kriminale. 50-vjeçari, një prej të akuzuarve dhe të pandehurve të dosjes së operacionit “Shpirti”, është dënuar dhe me 8 vite burg në mungesë vitin e kaluar nga GJKKO, bashkë me ish-truprojën tjetër të ish-ministrit, Hekuran Marku.

SPAK e kishte skeduar si pjesë e organizatës kriminale në fjalë dhe të shpallur në kërkim për trafikimin e mbi 1 ton kannabis sativa në Bari, nëpërmjet rrugës detare me skafe dhe mjete të tjera lundruese. GJKKO i ka caktuar 50-vjeçarit në mungesë edhe masën e sigurisë "arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Sipas dosjes së SPAK anëtarët e këtij grupi akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Njoftimi i policisë: 

Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:

-V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?