Dy armet e sekuestruara

Kronikë

500 € pistoleta/ Trafik armësh nga Maqedonia në Elbasan, prangoset në Prrenjas (EMRI+FOTO)

28 Korrik 2018, 09:13| Përditesimi: 28 Korrik 2018, 09:50

  • Share

PRRENJAS-Policia ka vendosur në pranga një 32 vjeçar nga Maqedonia, ndërsa i janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe 5 fishekë. I arrestuari është Ylber Suma 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit në Kosovë.

Armët u gjetën gjatë kontrollit të automjetit tip "Alfa Romeo" me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë 32 vjeçari. Sipas policisë, ky person armët e zjarrit bashkë me municionet i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta). 

Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur që ti kalonte armët në doganën e Qafë Thanës ndërsa është arrestuar në Urakë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?