Foto ilustruese

Kronikë

Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)

14 Janar, 13:58| Përditesimi: 14 Janar, 14:06

  • Share

BERAT- Një 58-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik kokaine është vënë në pranga në Berat. Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka rezulton i dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Firence në vitin 2023, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 23”.   I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.  

Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:  

Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike”, njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 58-vjeçarit në Itali.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?