Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij

7 Prill 2023, 09:53| Përditesimi: 7 Prill 2023, 14:26

  • Share

Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese dosjen ndaj e Moisi Habiljat, dhe 3 anëtarëve të grupit të tij, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Vendimi u mora nga gjyqtarët Fuat Vjerdhja, (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare).

maj të vitit 2021, GJKKO dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar ishin edje 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

4 të dënuarit nga GJKKO përfituan nga dënimi i shkurtuar duke e ulur me 1/3. SPAK kërkoi 63 vite burg në total, por ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke marrë në total 37 vite burg.

Moisi Habilaj, është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.

Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal. Meridian Sulaj po vuan gjithashtu dënimin në Itali për trafik ndërkombëtar të drogës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?