Kronikë

Armë drejt Anglisë/ Pranga dy trafikantëve, njëri ish-çiklist i Vllaznisë! Si ranë në gjurmët e policisë shkodranët, pistoletën e fshehën në televizor (EMRAT+VIDEO)

21 Shtator, 12:06| Përditesimi: 21 Shtator, 15:42

  • Share

TIRANË- Një televizor ishte planifikuar nga 3 të rinj nga Shkodra të nisej me kamion në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Brenda tij, të rinjtë fshehën një pistoletë me silenciator të çmontuar, të cilën synonin ta trafikonin pa u vënë re nga autoritetet.

Që porosia të shkonte pa probleme dhe gati pa u përfshirë në të, kontaktuan një kompani transporti mallrash që dërgon porosi të shqiptarëve nga vendlindja, te njerëzit e tyre në vendin ishullor. Në vijim, përfaqësuesit e kompanisë nisën të shfaqin dyshime mos fshihej ndonjë gjë e paligjshme dhe kontaktuan në Tiranë policinë. Agjentët e Komisariatit nr. 3, të cilët e ndaluan kamionin me mall në Bulevardin e Ri, pasi hapën televizorin, gjetën armën të destinuar për t’u shitur në Angli.

Shoferi dhe njerëzit e kompanisë i thanë policisë se pako ishte dorëzuar në Shkodër nga 3 persona dhe se dinin vetëm targën e makinës dhe numrin finlandez që i kontaktoi në fillim. Nga hetimi në vijim rezultoi se ata ishin kontaktuar nga Roseljo Arifi, 20 vjeç, i shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtorët e tij ishin Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç, u arrestuan.

Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Sipas burimeve pranë policisë, Arifi konsiderohet personi kryesor, megjithatë gjatë operacionit “Metoda” nuk u gjet. Pak kohë më parë, të njëjtën persona kanë dërguan me të njëjtën linjë transporti një monopatinë në drejtim të Britanisë së Madhe, përmes së cilës dyshohet se kanë transportuar armë. Ata janë në akuzë për trafikim armësh.

"Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet  e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.

Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”,  në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë,  kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit  me silenciator, të ndarë në pjesë.

Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit", njoftoi Policia e Shtetit. 

Njëri prej të arrestuarve, Segest Meti, rezulton i dënuar në fillim të këtij viti në Britaninë e Madhe me 3 vite e 2 muaj burg për plagosje me thikë në Basingstoke, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2024. Gjithashtu, më herët ka qenë edhe çiklist me ekipin e Vllaznisë.

 

Ora 14:00
Trafikonin armë drejt Anglisë përmes linjave të autobusëve, si ranë në gjurmët e policisë shkodranët! Kontaktuan kompaninë me një numër finlandez

1758449278_operacionitirane.jpg

Burime për gazetarin e Report TV Sokol Dema kanë bërë me dije se Komisariati nr. 3 në Tiranë u njoftua një kompani transporti Shqipëri-Angli, e cila dërgon pako dhe porosi nga shqiptarët te familjarët e tyre, se në Shkodër morën një porosi të dyshimtë, një televizor. Pasi blutë kryen kontrollin, u zbulua se brenda saj ishte një pistoletë me selenciator, e ndarë në pjesë.

Përfaqësuesit e kompanisë i thanë policisë së të vetmen gjë që dinin dhe mbanin mend nga njerëzit që e sollën ishte targa e makinës, që iu vu në dispozicion policisë. Më tej, ata deklaruan se u kontaktuan në telefon përmes një numri finlandez nga Roseljo Arifi, 20-vjeçari që u shpall në kërkim nga blutë.

Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Sipas burimeve pranë policisë, Arifi konsiderohet personi kryesor, megjithatë gjatë operacionit “Metoda” nuk u gjet dhe u shpall në kërkim. Në pranga ranë 2 bashkëpunëtorët, Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç. Pak kohë më parë, të njëjtën persona kanë dërguan me të njëjtën linjë transporti një monopatinë në drejtim të Britanisë së Madhe, përmes së cilës dyshohet se kanë transportuar armë.

K.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?