Kronikë

Armë drejt Anglisë/ Pranga dy trafikantëve, njëri ish-çiklist i Vllaznisë! Si ranë në gjurmët e policisë shkodranët, pistoletën e fshehën në televizor (EMRAT+VIDEO)

21 Shtator, 12:06| Përditesimi: 21 Shtator, 14:12

  • Share

Jurgen Suca 26 vjeç, dhe Segest Meti 20 vjeç janë dy personat e arrestuar si të përfshirë në një grup kriminal, të cilët ushtronin veprimtarinë e tyre në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, Roseljo Arifi, 20 vjeç.

Të rinjtë nga Shkodra si formë transporti, përdornin linjat direkte të autobusëve Shqipëri-Angli ndërsa armët fshiheshin brenda objekteve të ndryshme. Nga operacioni i fundit, ishte një pistoletë, e cila ishte fshehur brenda një televizori, e çmontuar dhe e pajisur me një silenciator.

Burime për gazetarin e Report TV Sokol Dema kanë bërë me dije se Komisariati nr. 3 në Tiranë u njoftua një kompani transporti Shqipëri-Angli, e cila dërgon pako dhe porosi nga shqiptarët te familjarët e tyre, se në Shkodër morën një porosi të dyshimtë, një televizor. Pasi blutë kryen kontrollin, u zbulua se brenda saj ishte një pistoletë me selenciator, e ndarë në pjesë.

Përfaqësuesit e kompanisë i thanë policisë së të vetmen gjë që dinin dhe mbanin mend nga njerëzit që e sollën ishte targa e makinës, që iu vu në dispozicion policisë. Më tej, ata deklaruan se u kontaktuan në telefon përmes një numri finlandez nga Roseljo Arifi, 20-vjeçari që u shpall në kërkim nga blutë.

Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Sipas burimeve pranë policisë, Arifi konsiderohet personi kryesor, megjithatë gjatë operacionit “Metoda” nuk u gjet dhe u shpall në kërkim. Në pranga ranë 2 bashkëpunëtorët, Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç. Pak kohë më parë, të njëjtën persona kanë dërguan me të njëjtën linjë transporti një monopatinë në drejtim të Britanisë së Madhe, përmes së cilës dyshohet se kanë transportuar armë.

Ndërkohë i arrestuari Segest Meti rezulton i dënuar në Angli me 3 vite e 2 muaj burg për plagosje me thikë në Basingstoke, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2024. Gjithashtu ai ka qenë më parë dhe çiklist me ekipin e Vllaznisë.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.

Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet  e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.

Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”,  në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë,  kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit  me silenciator, të ndarë në pjesë.

Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.

Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ora 14:00
Trafikonin armë drejt Anglisë përmes linjave të autobusëve, si ranë në gjurmët e policisë shkodranët! Kontaktuan kompaninë me një numër finlandez

1758449278_operacionitirane.jpg

Burime për gazetarin e Report TV Sokol Dema kanë bërë me dije se Komisariati nr. 3 në Tiranë u njoftua një kompani transporti Shqipëri-Angli, e cila dërgon pako dhe porosi nga shqiptarët te familjarët e tyre, se në Shkodër morën një porosi të dyshimtë, një televizor. Pasi blutë kryen kontrollin, u zbulua se brenda saj ishte një pistoletë me selenciator, e ndarë në pjesë.

Përfaqësuesit e kompanisë i thanë policisë së të vetmen gjë që dinin dhe mbanin mend nga njerëzit që e sollën ishte targa e makinës, që iu vu në dispozicion policisë. Më tej, ata deklaruan se u kontaktuan në telefon përmes një numri finlandez nga Roseljo Arifi, 20-vjeçari që u shpall në kërkim nga blutë.

Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Sipas burimeve pranë policisë, Arifi konsiderohet personi kryesor, megjithatë gjatë operacionit “Metoda” nuk u gjet dhe u shpall në kërkim. Në pranga ranë 2 bashkëpunëtorët, Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç. Pak kohë më parë, të njëjtën persona kanë dërguan me të njëjtën linjë transporti një monopatinë në drejtim të Britanisë së Madhe, përmes së cilës dyshohet se kanë transportuar armë.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?