38 persona, mes tyre edhe shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të një operacioni për goditjen e bandave që merren me trafikun e drogës.
Operacioni u koordinua nga prokurori i Antimafias së Leçes, Milto Stefano De Nozzam që çoi në ekzekutimin e 38 urdhër-arresteve.
20 prej të arrestuarve janë lënë në burg ndërsa 18 nën masën e sigurisë arrest shtëpie. 15 prej tyre thuhet se i përkasin klanit të vëllezërve Nicola dhe Giuseppe Pascali një bandë që operon me tregtimin e drogës dhe zhvatjes.
“Sa i përket furnizimeve me kokainë dhe kanabis, grupet kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe krimin shqiptar”, tha prefekti i Tarantos, Francesco Messina.
Sipas mediave italiane, operacioni i sotëm vjen pas një hetimi që ka nisur në vitin 2018, kohë kur pati të shtëna me armë zjarri.
"Përballë arrogancës së organizatave kriminale, duhet një përgjigje adekuate nga ana jonë," - përfundoi Komisari i Policisë së Tarantos.