GJKKO ka dhënë mbi 130 vite burg për 14 anëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. 14 trafikantët u arrestuan gjatë operacionit “Bistrica 2019”, ku u sekuestruan edhe 145.6 kg kanabis.
Grupi akuzohet për “Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikantët dërgonin lëndën narkotike drejt Greqisë, ndërsa SPAK arriti të provojë 3 raste trafikimi gjatë muajve prill-maj 2019, ku dy prej tyre kanë mbetur në fazën e tentativës.
Dënimet për 14 trafikantët
-Gentjan Luto, dënohet më 10 vite burgim.
-Artur Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burgim.
-Florenc Luto, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj.
-Elisabeta Laçi, dënohet me 8 vite burg.
-Saimir Dushku, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
-Gramos Saliaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Edmir Asllanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Ervin Muçaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Gentian Xheka, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Agim Myrtaj,dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Elidjon Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
-Petrit Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 4 muaj burg
-Behar Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Arjan Lushkaj dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg