VIDEO/ Trafik droge me postë nga SHBA në Tiranë, 2 në pranga, 1 në kërkim! Kapet kanabis me vlerë 90 mijë euro në treg, sekuestrohen 8 mijë euro

14 Janar, 09:50| Përditesimi: 14 Janar, 13:56

  • Share

TIRANË- Një grup prej tre të rinjsh trafikon drogë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Për të sjellë kanabisin në Shqipëri, tre të rinjtë përdoronin dërgesat përmes postës. Siç shihet edhe në pamje, droga është e paketuar në kutit e shërbimit postar dhe e ndarë në pako.

Për këtë skemë të trafikut të drogës janë vënë në pranga dy të rinj, një 23-vjeçar, Gledis Dikellari dhe një 16-vjeçar. Ndërsa, policia ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar.

"Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç. Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar", njofton policia. 

Policia ka sekuestruar 5 kg cannabis sativa. Nëse droga do të shitej në treg do të kapte vlerën e 90 000 eurove. U sekuestruan 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Njoftimi i plotë

Tiranë/ Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Çikago”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar, vihen në pranga dy shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro nqs do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Çikago".

Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?