Kronikë

Trafikonin klandestinë drejt BE me 150 euro, 3 në pranga, mes tyre një sirian

27 Maj 2020, 12:34| Përditesimi: 27 Maj 2020, 12:36

  • Share

Tre persona janë arrestuar, mes tyre një shtetas sirian, të cilët akuzohen se trafikonin shtetas të huaj drejt BE duke përfituar para. Policia e Maliqit, në pranga përfunduan shtetasit me iniciale Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Fushë-Milot, Lezhë, K. T., 23 vjeçe, banuese në Cërrik, Elbasan, S. M., 39 vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Ata kërkonin 150 euro nga klandestinë me premtimin e kalimit drejt vendeve të BE-së.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete në drejtim të Tiranës, tre shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?