Foto ilustruese

Trafikonin kokainë në Itali, shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare! Sekuestrohen 36 kg drogë dhe 2 milionë euro pasuri

28 Janar 2022, 18:19| Përditesimi: 28 Janar 2022, 18:21

  • Share

Dy grupe kriminale shqiptare janë shkatërruar nga autoritetet italiane. Sipas raportimeve, nga operacioni i policisë janë sekuestruar pasuri me vlerë 2 milionë euro.

Në këto pasuri përfshihen makina, pasuri të paluajstshme dhe para cash. Mësohet se këto dy grupe kriminale merreshin me trafikim droge në territorin e Venetos.

Në hetim janë përfshirë 33 persona të cilët operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa lidhjet e tyre arrinin deri më Lombardi.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 18 persona, ndërsa u sekuestuan 25 kg kokainë dhe 11 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?