Gjykata penale në Derdemonde të Belgjikës ka dënuar një familje shqiptare, e cila prej kohësh merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Sipas mediave vendase në total bëhet fjalë për 10 persona që i përkisnin të njëjtës familje dhe të cilët merreshin me aktivitetin e shitjes së drograve të ndryshme.
Mësohet se gjatë një operacioni të ushtruar nga policia belge në Sint-Niklas janë bllokuar katër makina dhe 32,000 mijë euro, të cilat janë vërtetuar se janë përftuar përmes aktivitetit të paligjshëm, përcjell hln.be.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre në Sint-Niklaas u gjetën sasi të mëdha kokaine e kanabis. Droga ishte futur në kuti në garazh.
Dy pjesëtarëve të familjes , Gëzim L. dhe Martin L. ju është dhënë dënimi me 5 vite burg , ndërsa ata do të paguajnë në një gjobë prej 8 mijë eurosh,
Ndërkohë vëllai tjetër i dy vëllezërve Erlind L, mori një dënim me 4 dhe një gjobë prej 8,000 euro.
Mësohet se të afërmit e tjerë u dënuan me nga dy vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë financiare, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh.
Bëhet e ditur se pjesë e grupit ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat bashkëpunuan me drejtësinë belge dhe për këtë gjykata vendosi t’i lirojë nga akuzat .
Komente
