4 makinat e sekuestruara

Trafikonin makina luksoze të vjedhura nga vendet e BE-së, nis hetimi për 3 persona në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

29 Prill 2022, 09:32| Përditesimi: 29 Prill 2022, 09:33

  • Share

TIRANË- Katër persona u “kapën mat” nga policia e Tiranës, pasi trafikonin automjete nga vendet e BE-së.

Hetimi ka nisur për B. S., E. N. dhe E. K, ndërsa 1 prej tyre, Z.D, është shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Nga hetimet e kryera rezultoi se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm. Puna hetimore po vijon për dokumentin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?