Foto nga operacioni 'Garantuesit'

12 mijë euro për të shkuar në SHBA dhe Angli me martesa fiktive me bullgare, ekstradohet nga Gjermania trafikanti

12 Janar 2022, 09:24| Përditesimi: 12 Janar 2022, 09:32

  • Share

63-vjeçari Shpëtim Kiri do të ekstradohet nga Gjermania për  t’u përballur me drejtësinë shqiptare pas akuzave për trafik njerëzish. 63-vjeçari ishte shpallur në kërkim që nga 2018 gjatë operacionit “Garantuesi” të zhvilluar në Shkodër ku u shkatërruar një grup i strukturuar kriminal që merrej me  trafikun e njerëzve drejt Anglisë dhe SHBA.

Shpëtim Kiri ka qenë pjesë e grupit në rolin e transportuesit.

Ai është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020 me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".

Gjatë operacionit “GARANTUESIT” u arrestuan 9 shtetas pasi merreshin me trafik personash nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit. Grupi kriminal trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave, kartave të identitetit italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj. dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA. Ata merrnin 8-12 mijë euro për një person për ta dërguar ilegalisht në Angli dhe SHBA.

Grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final.  Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë – Angli – SHBA. Kreu i grupit ishte Gazmend Garupi, ndërsa Sotiraq Antoni dhe Haxhi Ramadani ishin bashkëpunëtorë, të arrestuar më herët.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • pete: 12/01/2022 17:38

    Korupsion edhe ne ambasade.Amb angleze jep viza gjoja per te dhene shfaqje artistike ne Londer, vjen nena me dy femijet qe skane asnje lidhje me koncertet,oaguajne mijera euro dhe,,,, shkojne e kerkojne azil sepse... i keqtrajton bashkorti !,,,,!!!! a. Bukur e faqe e zeze ,,,!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?