Kronikë

Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)

27 Janar, 10:00| Përditesimi: 27 Janar, 17:59

  • Share

TIRANË- Në një operacion të koduar Kartagjena nga policia dhe homologët në Kolumbi, u arrestua një i kërkuar i drejtësisë shqiptare. Almir Gjidiaj u prangos nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës. 33-vjeçari nga Tropoja ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar i akuzuar nga Gjykata e Posacme, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

Almir Gjidiaj qëndronte në një hotel në ishujt Rosario. Kur policia ndërhyri për ta arrestuar ai tentoi të arratisej, por u kap në oborrin e hotelit. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Roli kryesor i tropojanit 33-vjeçar ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarri në tregun e zi.

Almir Gjidiaj rezulton në të njëjtin grup me të arrestuarin tjetër në Kolumbi në gusht të vitit të shkuar, 25-vjeçarin Admir Tutaj i cili u ekstradua drejt vendit tonë dhe gjykata e mbylli në qeli.

Pasi siguronin armët, grupi kriminal i fshinte numrat e identifikimit, i kamuflonin në pridukte druri, kryesisht tavolina, dhe me kompani tran sporti, i trafikonin në Mbretësinë e Bashkuar. Në Shqipëri në atë kohë u gjet edhe një bazë e përdorur prej tyre në Tropojë ku u gjetën 25 armë, 24 pistoleta dhe 1 kallashnikov.

Armët përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ora 11:09
DETAJE+FOTO/ Almir Gjidiaj fshihej në ishujt Rosario, tentoi arratisjen nga hoteli! Pjesë e të njëjtit grup me Admir Tutaj, trafikonin armë për mafian

Almir Gjidiaj, pas arrestimit në Kolumbi

Almir Gjidiaj, i arrestuar nga Kolumbia për llogari të Interpol Tiranës, pasi SPAK dhe GJKKO e kishin shpallur në kërkim për trafik armësh, qëndronte i fshehur në një hotel në ishujt Rosario. Kur policia ka ndërhyrë për ta arrestuar, ai ka tentuar që të arratiset, por është kapur në oborrin e hotelit. 

Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpolin, u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi. 

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se këto armë përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin Ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar.

Almir Gjidiaj rezulton në të njëjtin grup me te arrestuarin tjetër në gusht të vitit të shkuar, Admir Tutaj, i cili u ekstradua drejt vendit tonë.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TIMI: 27/01/2025 16:45

    RRASINI NE BURG KETO PLEHRA

    Përgjigju
    • Sololol: 28/01/2025 18:18

      Ik o spiun majmun surat sapun ajd Mer e kte timin meqe e pasme emrin timi

  • Tda: 27/01/2025 15:53

    Drrogxhi i keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?