Kronikë

Trafikonte armë zjarri dhe municione drejt Italisë, si ra policia në gjurmët e Françesk Mecajt! Telefonata me numrin italian dhe takimet në Milot ku dorëzoi valixhet

15 Gusht, 11:18| Përditesimi: 15 Gusht, 15:22

  • Share

Detaje të tjera mësohen lidhur me arrestimin e Françesk Mecajt, i ndaluar pak ditë më parë për trafik armësh me Italinë. I riu u arrestua në Malësi të Madhe si personi që kishte futur armë zjarri në një valixhe me qëllim trasportimin e tyre.

Burime bëjnë me dije se indiciet erdhën nga një informacion i mbërritur nga Guardia di Finanza, ku thuhet se është bërë ndalimi i dy shoferëve të autobusit pasi në një valixhe brenda bagazhit të tyre u gjetën armë zjarri dhe municione, ku më pas dy të dyshuarit janë vënë në përgjime.

Nga hetimet ka rezultuar se 30-vjeçari me datën 16 korrik kishte telefonuar administratorët e linjës me një numër italian, ku i ka kërkuar transportin e një valixheje, që sipas tij, kishte ushqime. Takimi është realizuar në Milot, ku fiksohet në pamje 30-vjeçari që e dorëzon së bashku me 50 euro. Po ashtu, rezulton se më tej është dorëzuar në Itali tek një person i huaj.

3 javë më pas, i njëjti person telefonon sërish agjensinë ku sërish do të bënte një dërgesë në Itali. Edhe kësaj radhe takimi u realizua në Milot, ku fiksohet në kamera se dorëzon valixhet.

Por kësaj radhe udhëtimi nuk ka shkuar mirë pasi autoritetet italiane ndaluan furgonin ku u kapën 5 armë kallashnikov, 5 krehëra dhe 356 fishekë. Në pranga atje përfunduan dy shoferët Arian Deda dhe Eltion Muça. Ndërkohë që autoritet italiane janë në kërkim të italianit që do të priste valixhen me armë zjarri.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?