Sajmir Cullhaj

Kronikë
Top 24

Trafikonte armë me postë drejt Anglisë, Prokuroria kërkon 12 vite burg për Saimir Cullhaj

21 Nëntor 2018, 13:30| Përditesimi: 21 Nëntor 2018, 13:40

  • Share

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Sajmir Cullhajn, i cili tentoi të kalonte armë drejt Anglisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit me anë të pakove postare.

Kërkesa e Prokurorisë vjen pas zgjatjes së hetimeve më 23 gusht të këtij viti ndërkohë që ai ndodhej nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Burime për Report Tv bënë me dije se hetimet për këtë çështje u zhvilluan në bashkëpunim me palën angleze, ndërkohë që bashkë me Cullhajn po hetohej edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ngjarja e vitit 2017

Në 24 gusht 2017, në aeroportin e Rinasit,u kapën 3 pako të kompanisë DHL, në të cilat ndodheshin tre armë që u zbuluan nga dogana e Rinasit. 

Pas kapjes së armëve, Policia arrestoi Sajmir Cullhajn, 32 vjeç, nga Shijaku, i dënuar më herët për trafik droge, ndërsa Neritan Farian, 47 vjeç, nga Durrësi e shpalli në kërkim.

Edhe gjurmët e tij të gishtave u gjetën në pakot DHL, Cullhaj mohoi përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte çfarë kishte brenda në pako, dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.

“Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako",-tha Cullhaj para gjykatës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?