Trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë, Saimir Hysenbelliu ekstradohet drejt Shqipërisë nga Republika Domenikane

19 Nëntor 2022, 09:55| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 09:58

  • Share

Sajmir Hysenbelliu, i arrestuar në Republikën Domenikane,  u ekstradua drejt Shqipërisë pasi akuzohet për një sërë veprash penale, sidomos si pjesë e një grupi që trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Anglisë apo Kanadasë. Hysenbelliu ishte në kërkim në Shqipëri pas goditjes së një grupi trafikantësh që dërgonin njerëz ilegalisht kundrejt përfitimeve.

Nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA dhe në 10 mijë paund për në Britani e 5-10 mijë euro për vendet e BE-s ishin pagesat që të interesuarit i detyroheshin grupit kriminal. Në këtë grup ishin të përfshirë Shqiptar, Maqedonas, Bullgar, Grek e Italian ndërsa cdo gjë niste me të konsideruarit “sekserët” që interesoheshin nëpër Shqipëri për të gjetur persona që donin të largoheshin nga vendi.

Ky grup kriminal ishte i ndërtuar në 7 klasifikime duke nisur nga, ata që gjenin personat e interesuar, garantët e mbajtjes së parave nga paguesi tek ai që merrte përsipër trafikimin, rezervuesit e biletave dhe akomodimeve, falsifikatorët e pasaportave e vizave, transportuesit e mjeteve të falsifikuara, personat e shoqërimit në transport, ata të pritjes dhe akomodimit e më pas tek ‘Shefi”.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?